Shkodër, gjenden eshtrat e një të pushkatuari

Toka e fshatit Kuç në Shkodër vazhdon të nxjerrë kocka dhe eshtrat e të pushkaturave nga kthetrat e regjimit komunist. Pas 27 vitesh, së fundmi gjenden eshtrat e njërit prej të burgosurve, Zef Martini i cili u pushkatua nga regjimi pa gjyq. Familjarë, miq e të afërm, përfaqësues të Institutit të të Persekutuarve e të ministrisë së Brendshme kanë qenë dëshmitarët okularë të gjetjes së eshtrave te Zef Martinit. Kërkimet janë bërë për vite me radhë, por vetëm kjo e premte do të shënonte përfundimin e misionit e tyre.
I pranishem në gjetjen e eshtrave të Zef Martinit ka qenë edhe drejtori i Institutit të Ish-të Përndjekurve Politikë Simon Miraka i cili ndër të tjera ka falenderuar ministrinë e Brendshme për ndihmesën që po ofron në gjetjen e të ekzekutuarve nga regjimi komunist në qarkun e Shkodrës.
Fusha në fshatin Kuç të Shkodrës e njohur si zona e antenave të radio "Shkodrës" ka qenë varri pa emër për te pushkatuarin Zef Martini nga zona e Dukagjinit, i cili ishte prangosur me 13 Korrik të vitit 1983 dhe ishte ekzekutuar me 11 Gusht te po ketij viti. Zona e antenave te radio "Shkodrës" njihet nga banoret e metropolit verior si zonë ku janë ekzekutuar dhjetra persona nga regjimi famëkeq i komunizmit.