Durrës, pranga dy mjekëve për pakujdesi në mjekim

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat”për mjekët Dalip Çela dhe Nuri Qyri, nën akuzën për mjekim të pakujdesshëm të volejbollistit Juxhin Guza, i cili humbi jetën në spital, dy muaj më parë.
Mësohet se policia prangosi pasditen e sotme dy mjekët e spitalit të Durrësit, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare ku do të bëhen të ditura të gjitha detajet.
25-vjeçari Juxhin Guza, humbi jetën në spital më 13 shtator të këtij viti , pasi u godit me thikë në hyrje të pallatit të tij.