Seance mbi Ballkanin ne Kongresin amerikan
Administrata e Presidentit Barak Obama premton vazhdimesine e angazhimit ne Ballkan ne drejtim te integrimit euro-atlantik dhe thekson se ndryshimi i kufijve ne rajon do te ishte nje zgjidhje e papranueshme per Shtetet e Bashkuara. Nje zyrtar i larte i Departamentit te Shtetit i shprehu keto qendrime ne nje seance per Ballkanin te organizuar te marten nga Nenkomisioni per Evropen dhe Euroazine i Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin amerikan.
Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen dhe Euroazine Filip Gordon tha se ne gjithe Kosoven duhet te kete nje mjedis te sigurt dhe levizje te lire dhe pa kushte. Shtetet e Bashkuara theksoi zyrtari amerikan jane kunder ndryshimit te kufijve.
Me lejoni te jem i qarte as qe behet fjale qe kufijte ne kete rajon te ndryshojne ne baze te perkatesise etnike. Per kete arsye ndarja dhe shkembimi i territoreve jane zgjidhje te papranueshme.
Po anetari republikan i Kongresit Dana Rohrabaker nuk eshte i ketij mendimi. Ai thote se ndryshimi i kufijve me marreveshje shkembimi i territoreve mes Kosoves dhe Serbise do te ndihmonte per zgjidhjen e problemeve.
A po imponojme ne vullnetin tone ndaj Serbise dhe Kosoves duke u kerkuar qe te mos bejne nje marreveshje per te rishikuar kufijte e tyre ne menyre qe me shume serbe te jene ne Serbi dhe me shume kosovare ne Kosove
Duke iu pergjigjur ligjvenesit zoti Gordon tha se nuk dinte qe te dyja palet te kishin arritur ndonje marreveshje ne kete drejtim.
Nuk mendoj qe eshte ne interesin tone qe te spekullojme per shkembim territori ne rajon sepse po ti hysh kesaj rruge rrezikon qe te hapesh nje debat te tille per te gjithe fqinjet ne rajon.
Kryetari republikan i nenkomisionit per Evropen ligjvenesi Dan Burton e kritikoi politiken e adminsitrates per Ballkanin.
Nje paqe afatgjate ne Ballkan nuk mund te imponohet nga komuniteti nderkombetar duhet te vije nga brenda.
Ai tha se kjo ishte nje nga arsyet qe e kishte shqetesuar ate kur Shtetet e Bashkuara njohen Kosoven pa perfunduar bisedimet. Ai la te kuptohej se nuk e konsideron te mbyllur ceshtjen e Kosoves dhe tha se Uashingtoni duhet te mbeshtese dialogun.
Bashkimi Evropian nuk duhet te lejoje statusin e Kosoves te mbizoteroje diskutimin per anetaresimin e Serbise ne organizate. eshtja e Kosoves duhet te zgjidhet si pjese e anetaresimit dhe jo si parakusht per fillimin e procesit.
Zoti Gordon tha se Shtetet e Bashkuara i mbeshtesin aspiratat e Serbise per integrim evropian por se Serbia duhet te pranoje realitetin e nje Kosove te pavarur shume etnike brenda kufijve aktuale. Te njejtin mendim shprehen anetarja e nenkomisionit republikanja Jean Schmidt si edhe demokrati Eliot Engel i cili shprehu shqetesimin per institucionet paralele ne Mitrovice. Duke folur per veriun ai tha se nuk duhet lejuar mungesa e rendit ne kete pjese te Kosoves
Une jam ne favor te anetaresimit te Kosoves dhe Serbise ne Bashkimin Evropian por nuk mendoj se Serbia mund te anetaresohet para Kosoves sepse nese kjo ndodh Serbia do ta bllokonte Kosoven ashtu sic po e bllokon per anetaresim ne Kombet e Bashkuara.
Zoti Gordon tha per Zerin e Amerikes se Shtetet e Bashkuara duan qe te gjitha vendet ta njohin Kosoven por ne vecanti pese vendet e BE-se qe nuk e kane bere nje gje te tille.
Mendoj se ne tre vjet Kosova ka treguar se eshte e angazhuar qe te jete demokraci nje shtet shume etnik se do qe te behet anetare e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian do te ishte me i efektshem nese ato pese vende do ta kishin njohur Kosoven dhe ne vazhdojme ti nxisim ato qe ta bejne nje gje te tille.
Zoti Gordon theksoi se megjithe sfidat e tjera ne bote zene nje pjese te mire te kohes se udheheqesve te politikes se jashtme Shtetet e Bashkuara nuk e harruar rendesine e ketij rajoni.
Sekretarja Klinton eshte personalisht e angazhuar ne kete drejtim dhe ne dialogun tone me partneret e Bashkimit Evropian Balkani eshte nje nga temat kryesore. Ne e ngreme gjithmone ceshtjen e njohjes me vendet qe nuk e kane bere nje gje te tille dhe me ata qe e kane bere. Me besoni kur ju them se kete teme une e ngre shume shpesh me koleget e mi.
Edhe hetimi per akuzat e raportit Marty ishte nje nje nga temat e debatuara dje. Si anetari i Kongresit Burton ashtu edhe anetari republikan Ted Poe te cilet ishin pjese e nje delegacioni qe sapo ka vizituar rajonin shprehen shqetesim te thelle per akuzat dhe e nxiten zotin Gordon qe Departamenti i Shtetit te jete me i angazhuar per kete problem serioz. Zoti Gordon konfirmoi se Departamenti po i jep rendesine e duhur kesaj ceshtjeje duke theksuar se ka emeruar ne krye te hetimeve te EULEX-it ish-ambsadorin per krime lufte Clint Williamson.