E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depoja e ujit në Dajt, Dollapi: Në funksionim pas disa ditësh

TIRANE - Depoja më e re e ujit, në komunën e Dajtit, brenda disa ditëve do të vihet në funksionim. Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, theksoi sot, gjatë një inspektimi në depon e re, se "ky është një investim i rëndësishëm në kushtet kur vihet re një këkresë në rritje për ujë".

Drejtori i UKT-së, ndër të tjera i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos e shpërdorojnë ujin pasi thatësira e deri tanishme ka ndikuar ndjeshëm tek burimet.

Ndërkaq, ai bëri me dije se "depoja e Dajtit është një nga investimet më të rëndësishme të Ujësjellësit të kryeqytetit. Nëpërmjet kapacitetit të saj prej 10 mijë metra kub ujë, depoja shndërrohet në një nga instrumentat jetikë për furnizimin e Tiranës me ujë". 

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›