Durrës,arrestohen dy mjeke për vdekjen e volejbollistit
Gjykata e Durrësit ka përcaktuar masën e sigurisë burg pa afat për mjekët Dalip Çela dhe Nuri Qyri, nën akuzën për mjekim të pakujdesshëm të volejbollistit Juxhin Guza, i cili humbi jetën në spital, dy muaj më parë.
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se mjekët akuzohen për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin shtetasit Juxhin Guza.
25-vjeçari Juxhin Guza, humbi jetën në spital më 13 shtator të këtij viti , pasi u godit me thikë në hyrje të pallatit të tij.
Ndërkohë Policia e Durrësit bën me dije se hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes vazhdojnë duke lënë në dispozicion të personave që posedojnë informacione të sakta mbi autorësinë e saj shumën prej 30 mijë eurosh.
.
Shkrime të tjera me interes: