E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra për Fabregasin?

E përditshmja sportive katalanase “El Mundo Deportivo” shkruan se sezoni jo i mirë në “Kamp Nou” dhe mbërritja e David Vilës janë arsye të mjaftueshme që Ibra t’i thotë lamtumirë kampionëve të La Ligës. Drejtuesit katalanas prej kohësh këmbëngulin të sjellin në Barcelonë kapitenin e Arsenalit, por kanë hasur në rezistencën e drejtuesve të “Topçinjve”.

Prandaj, në Katalonjë po mendojnë t’i ofrojnë londinezëve ish-sulmuesin e Interit, për të sjellë në “Kamp Nou” talentin spanjoll. Në fillim u mendua të ofrohej Jaja Ture, por ky i fundit duket më tepër pranë një kalimi te Mançester Siti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›