Durrës, prangoset përdhunuesi, u denoncua nga fqinja e mitur
Pas përdhunimit të fqinjës së saj vetëm 14 vjeçe, autori është arrestuar mbrëmjen e së dielës, rreth 2 javë pas aktit të shëmtuar. Dy të rinjtë mësohet se i kishin ngjitur barakat ku jetonin, dhe më datë 16 shkurt, në momentin kur 14- vjeçarja është gjendur vetëm, i riu 23- vjeçar, Adem Meçe i është hedhur sipër, duke kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Pasi e ka përdhunuar fqinjën e tij, 23- vjeçari është zhdukur, për të rënë në prangat e policisë vetëm rreth 2 javë pas ngjarjes, edhe pse policia e kishte shpallur në kërkim që prej asaj dite. Burimet zyrtare të policisë së Durrësit bënë të ditur se 23- vjeçari Adem Meçe, u vu në pranga vetëm mbrëmjen e së dielës, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç. Ngjarja e ndodhur 14 ditë më parë, në një banesë në lagjen numër 8 Durrës, ku 23- vjeçari ka përdhunuar me dhunë një të mitur 14- vjeçare, ka vënë në lëvizje efektivat policorë, të cilët kanë mundësuar arrestimin e të riut vetëm dy net më parë.
Ngjarja
Burime zyrtare të policisë së Durrësit bënë të ditur se Adem Mece, duke qenë i vetëm në banesë me shtetasen me iniciale A. K., ka nisur ta mashtrojë këtë të fundit sikur do të martohej me të, ndaj i ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Por vajza e ka refuzuar dhe duke përfituar nga pazotësia e saj për t'u mbrojtur, ai i ka lidhur duart dhe e ka përdhunuar. Sipas informacioneve zyrtare të policisë së Durrësit, shtetasja A. K., e moshës 14- vjece nga Elbasani, jetonte me të vëllain e saj dhe se bashku me shtetasin Adem Meçe e bashkëshorten e tij, i kishin banesat afër njëri-tjetrit. Gjatë ditës të gjithë bashkë mblidhnin mbeturina, kryesisht kanoçe dhe hekurishte, të cilat më pas i shisnin për të mbijetuar. E dëmtuara është paraqitur në polici disa ditë më vonë nga ndodhja e ngjarjes, ku ka bërë dhe kallëzimin saj. Gjatë dëshmisë së saj për efektivat blu të qytetit bregdetar, e mitura ka treguar se të dy jetonin afër njëri-tjetrit prej kohësh. Në fillim, mësohet se 23- vjeçari kishte nisur të bisedonte me vajzën dhe më pas i kishte premtuar asaj se do të ndahej nga bashkëshortja e tij me të cilën kishte dhe dy fëmijë, për t'u martuar më të. Vajza është gënjyer dhe e ka besuar, por në momentin që ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale më të, e mitura ka refuzuar. Ka qenë ky moment, ku i riu nuk ka duruar refuzimin e të miturës dhe e ka lidhur me litar. Më pas, Meçe ka filluar ta përdhunojë. Vetëm pas kryerjes së aktit të turpshëm, ai e ka lënë të lirë vajzën, që të largohet për në banesën e saj. Vajza ka qëndruar e heshtur për disa ditë, dhe më pas ka bërë dhe denoncimin në polici, ku akuzonte 23- vjeçarin Adem Meçe, se ka kryer marrëdhënie seksuale me të me hunë. Pas ekzaminimit nga mjeku ligjor për të vërtetuar dëshminë e vajzës, e cila pretendonte se ishte e përdhunuar në mënyrë barbare nga fqinji i tij, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Adem Meçen. Sipas policisë së Durrësit, Meçe, i lindur në Elbasan dhe banues në lagjen numër 8 të Durrësit, ishte i papunë dhe e kalonte ditën duke gërmuar në plehra. Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet i arrestuar në dhomat e paraburgimit dhe mbi të rëndon akuza e Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.
Last Updated on Tuesday, 03 March 2009 15:48