Komisioni i Ligjeve shtyn p/ligjin për ngritjen e Gjykatës Administrative

Opozita: Të ngrihet një grup ekspertësh pranë komisionit
Edhe ditën e djeshme është shtyrë miratimi i projektligji i Gjykatës Administrative duke vazhduar të lërë në mëshirën e fatit mijëra çështje të pazgjidhura dhe të ngelura në mëshirë të fatit të biznesit shqiptar. Mesa duket pozitë opozitë vazhdojnë të reagojnë në unison në miratimin e shumë ligjeve duke bashkëpunuar në dëm të interesave të shqiptarëve, për hir të interesave personale.
Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi dje projektligjin Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e Drejtësisë Administrative. Në këtë komision mori pjesë ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gjithashtu ishin ftuar edhe grupet e interesit për të dhënë sugjerimet e tyre lidhur me projektligjin ende në shqyrtim. Partia Socialiste ka shprehur rezervat e saj dhe ka paraqitur ndryshimet e propozuara për projektligjin. Ministri i Drejtësisë i pranishëm në komision e cilësoi projektligjin një risi të reformës në drejtësi dhe theksoi se "për hartimin e tij është marrë për bazë edhe ekspertiza më e mirë ndërkombëtare, pasi "gjykimi i një mosmarrëveshje administrative është një risi për Shqipërinë". Duke theksuar eksperiencën shumë të mirë që është arritur me miratimin e dy ligjeve bazë të reformës në drejtësi, ligjit "Për organizimin e pushtetit gjyqësor" dhe atij "Për prokurorinë", Ministri i Drejtësisë shprehur bindjen se me miratimin e këtij ligji "do të arrihet një standard më i lartë suksesi". Në këtë kuadër, Alibeaj theksoi se "për hartimin e draftit të paraqitur, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ndihmën e ekspertizës më të mirë ndërkombëtare, ndaj dhe në boshtin e vet, ky projektligj ka pikërisht këtë ekspertizë". Në mënyrë që ky ligj të ishte më i prekshëm edhe nga gjyqtarët, Ministri i Drejtësisë vuri në dukje se "grupi i punës ka qenë i përbërë jo vetëm nga ekspertë të huaj dhe vendas, por edhe nga gjyqtarë". Nga ana tjetër, ai theksoi se "ky proces ka përfshirë edhe të gjitha opinionet e institucioneve të rëndësishme të vendit". Ndërsa, nënkryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj, vuri në dukje se "është i nevojshëm një ndryshim esencial në fushën e gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative, ndaj dhe PS është e gatshme të kontribuojë seriozisht në këtë proces debati"."Krijimi i kësaj hallke të re për sistemin gjyqësor shqiptar është e domosdoshme, por përpara se të strukturohet në një vendimmarrje ligjore duhet të kuptohet e vlerësohet shumë më mirë nga ne si ligjvënës se çfarë janë gjykatat administrative, cili është funksioni i tyre, me se merren, çfarë kompetencash kanë, si dallojnë nga gjykatat e sistemit të zakonshëm gjyqësor, si konceptohet piramida e gjykimit administrativ etj", u shpreh Xhafaj.
Disa nga vërejtjet e opozitës për projektligjin
Opozita ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të tërheqë projektaktin për të reflektuar vërejtjet e prezantuara gjatë debatit në komision, duke siguruar një proces efektiv bashkëpunimi veçanërisht me përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor duke marrë konsensusin e Këshillit të Lartë të drejtësisë për projektligjin përkatës si dhe të misionit EURALIUS të BE-së. Ajo ka theksuar ngritjen e një grupi ekspertësh pranë këtij komisioni me përbërjen e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ekspertëve të caktuar nga vet ky komision, të rradhëve të profesoratit, dhe asistencën e ekspertëve të SIGMA-s dhe Euralius-it, grup i cili bazuar në komentet dhe vlerësimet e prezantuara në këtë komision të bëjë reflektimet e nevojshme në dispozitat përkatëse çka do siguronte përfshirje të gjithë aktorëve të interesuar në këtë proces, konsensus ndërmjet tyre dhe kryesorja një reflektim cilësor në nivel ekspertësh.Sipas opozitës, vërehet një mungesë transparence dhe konsultimi me institucionet e pushtetit gjyqësor gjatë hartimit të këtij projektligji. Ajo ka kërkuar një debat i hapur dhe më i plotë mbi nevojën e krijimit të kësaj gjykate dhe zgjidhjet e dhëna. Mundësia e harmonizimit të përmbajtjes dhe zgjidhjeve të këtij p/ligji me ndryshime të njëkohshme në disa ligje të tjera të rëndësishme të legjislacionit procedural civil dhe atij administrativ. Gjithashtu, opozita ka kërkuar të merren garanci reale nga ana e ekzekutivit për sigurimin e ambjenteve të përshtatshme për gjykime që sigurojnë akses të plotë si dhe trajnimin e profesionistëve nga rradhët e gjyqtarëve aktual në funksion të ngritjes së një sistemi gjykimi sa më të qëndrueshëm. Sipas PS, miratimi i këtij projektligji dikton një reformim tërësor dhe kryesorja të harmonizuar të të gjithë legjislacionit procedural civil dhe atij administrativ. Ajo ka konstatuar se nuk ka azhurnime, ashtu siç konstatohen lehtësisht dhe kontradiksione të p/ligjit me Kodin e Procedurës Civile dhe me Kodin e Procedurave Administrative, si ligjet bazë mbi të cilat funksionon gjykata, por edhe me të gjitha legjislacionin e posaçëm që rregullojnë hollësisht çështje të gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative etj. Sipas saj, terminologjia e përdorur në projektligj në disa raste është e pasaktë, e pakuptueshme për përdoruesit dhe shpesh kontradiktore.
****************************************************
Miratohet Paketa e Aderimit të Shqipërisë në NATO
Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi dje Paketën për Aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, që përbën edhe bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm anëtar të NATO-s.Pesë ligjet bazë që përbëjnë këtë paketë, u miratuan me konsensus të plotë nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm. Paketa ligjore për aderimin e Shqipërisë në NATO, u miratua në datën 11 Shkurt 2009 nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që ajo pritet të marrë së shpejti edhe miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
******************************************************
Projektligjet e miratuara dje në Komisionin e Jashtëm:
- Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut.
- Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre".
- Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar".
- Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut,
- Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut".
- Projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave".