E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres projekt per Amfiteatrin

Drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace gjate nje aktiviteti ndergjegjesues ne mbrojtje te Amfiteatrit dhe pasurise arkeologjike ne Durres deklaroi se nje nga problemet me te mprehta qe mban peng zbulimin e plote te Amfiteatrit do te marre zgjidhje.

Ne tremujorin e pare te vitit te ardhshem parashikohet qe te nise prishja e banesave qe ndodhen mbi Amfiteater nderkohe po mendohet per hartimin e nje projekti per rivitalizimin e tij.

Prej vitesh eshte folur per nevojen e nxjerrjes ne drite edhe te pjeses se mbetur nen toke te Amfiteatrit qe daton ne fund te shek.I - fillim shek.II te eres sone po asgje nuk eshte bere per shkak te kostos se larte qe ka strehimi i banoreve te ketyre shtepive por edhe vleres 2-3 milion euro sipas Baces per zbulimin e metejshem te tij.

Nderkohe kreu i Monumenteve te Kultures deklaron se ky institut eshte duke tenderuar nje vlere prej 5 milion eurosh ne te cilat gjithsesi nuk eshte perfshire Amfiteatri a ndonje objekt tjeter i Durresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›