Durres kujtohen 43 te rinjte qe vdiqen ne kampe
Permes homazheve dhe kurorave me lule ne nderim te sakrificave te atyre qe u persekutuan dhe u internuan ne kampet e shfarosjes masive gjate pushtimit nazist te vendit prane memorialit te ngritur ne Shkozet u kujtua ai mengjes i larget i 20 nentorit te vitit 1943 kur qytetaret durrsake perjetuan bastisjen e shtepive nga nazistet dhe marrjen me force te bijve te tyre.
Te rinjte durrsake u sollen me dhune ne fushen e Shkozetit aty ku sot ngrihet memoriali per nder te tyre dhe nga ketu i hipen neper kamionet e ushtrise gjermane duke i derguar fillimisht ne burgun e Tiranes e po ate dite ne kampet e internimit ne Prishtine Mathauzen Zemun Dakau etj. Ne pllakat memorative ne varrezat e deshmoreve te qytetit jane 43 emra te rinjsh qe u vrane ne kampet e Zemunit dhe Mathauzenit te rinj qe me vdekjen e tyre percjellin nder breza nje mesazh te rendesishem ate te luftes per liri duke sakrifikuar edhe jeten per atdheun.
Kryebashkiaku Vangjush Dako dhe te tjere te pranishem ne ceremonine perkujtimore vleresuan qendresen heroike te tyre ndaj nazi-fashizmit ne mbrojtje te idealeve te larta patriotike ne kampet e perqendrimit.