E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, protestojnë personat me aftësi të kufizuar

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Durrës ka zhvilluar një protestë përpara Prefekturës. Sipas tyre Qeveria aktuale ka ndryshuar ligjet për këtë kategori duke u mohuar atyre shumë të drejta.

Ata shprehen se ndryshimet ligjore bënë që likuidimi i faturave të energjisë elektrike, komunikimit telefonik dhe transportit të eleminohen për këtë kategori, duke rritur pabarazinë dhe thelluar përjashtimin shoqëror të personave me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuara bëjnë apelojnë për ndryshim të këtyre vendimeve, ndërsa gjatë protestes kanë bllokuar për disa minuta rrugën përpara prefekturës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›