Jahjaga shpreh dhimbjen e thellë për vrasjen e Asanaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh dhembjen e thellë për vdekjen tragjike të Dino Asanaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
"Dino Asanaj ishte një veprimtar dhe njeri i përkushtuar në shërbim të vendit dhe të popullit dhe puna e tij në Agjencinë e Privatizimit ishte e suksesshme, duke ndihmuar kështu në transformimin e pronës dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratën për media të presidentes.
Ajo i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe shokëve të Dino Asanaj, për "këtë humbje të madhe, duke përkujtuar me respekt figurën e tij."