Ekonomia e gjelbër, Shqipëria bën hapa para

Nga një raport i 20-vjecarit të fundit ne lidhje me ecurinë e Shqipërisë në drejtimin e një ekonomie të gjelbër del se vendi ynë ka bërë hapa përparues në këtë drejtim. Ky është raporti që do do paraqitet në Konferencën e OKB Rio +20. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se mund të kishim bërë edhe më shumë në këtë drejtim.
Ndërkohë eksperti kombëtar, Romeo Hanxheri, u shpreh se Shqipëria renditet e 74 nga 154 vende ne deficitin ekologjik me rreth 0.11 hektar për person.
Konferenca Rio +20 do të mbahet në datat 20-22 qershor në Rio De janero, dhe ka si qëllim për të parë më qartë problematikat, dhe për të shtruar më mirë rrugën drejt një hapi të ri cilësor, drejt një mënyre të re të arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mënyrë është identifikuar tek alternative e "ekonomisë së gjelbër - green economy".