Durrës, rreh drejtorin, arrestohet maturanti
SHIJAK-Godasin dhe kanosin me thikë drejtorin e shkollës, arrestohet maturanti, ndërsa shpallet në kërkim vëllai i tij 18-vjeçar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi të premten që shkoi në shkollën e mesme të për-gjithshme "16 Shtatori" në Shijak. Mësohet se është vënë në pranga 17-vjeçari B. Muja dhe po punohet intensivisht për kapjen e vëllait të tij, Erald Muja. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, hetuesit e çështjes pohojnë se ngjarja e dhunshme ka marrë shkas pas përjashtimit nga shkolla të 17-vjeçarit. Sipas policisë lokale, vendimi ndaj maturantit u mor nga bordi i kësaj shkolle, pasi kishte bërë 500 mungesa, si dhe për sjellje të pahijshme.
NGJARJA
Në 17 maj, vetëm një muaj nga mbyllja e vitit shkollor, me vendim unanim të këshillit pedagogjik të Shkollës së Mesme së Për-gjithshme "16 Shtatori" në Shijak, gjimnazisti B. Muja nga fshati Xhafzotaj është përjashtuar nga shkolla ku ka studiuar për tre vjet me radhë, pasi kishte plotësuar 500 mungesa në orët e mësimit. Paralajmërimeve të shumta të mësueses kujdestare dhe të drejtorit të shkollës, Lutfi Duka, maturanti u është përgjigjur në vazhdimësi me arrogancë dhe sjellje jo të hijshme, duke i kërcënuar se nëse do ta përjashtonin nga shkolla, ai do të hakmerrej ndaj tyre. Të premten që shkoi B. Muja është vënë në dijeni të vendimit për përjashtim në orën 09:00 të mëngjesit, kohë kur është paraqitur në shkollë. I riu është larguar nga ambientet e shkollës për t'u rikthyer sërish rreth orës 13:00 së bashku me vëllain e tij, 18-vjeçarin Erald Muja. Burimet e mësipërme sqarojnë se dy vëllezërit fillimisht kanë shqyer derën e shkollës, më pas derën e zyrës së drejtorit të shkollës. Të indinjuar, ata kanë thyer karriget dhe tavolinën e drejtorit Lutfi Duka, i cili është në prag të pensionit dhe e kanë goditur atë me grushte e mjete të forta. Gjithashtu, dy vëllezërit e kanë kërcënuar Dukën me thikë.
ARRESTIMI
Pas sinjalizimit për ngjarjen, efektivat e komisariatit të policisë së Shijakut kanë shkuar në shkollë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezultoi se dy vëllezërit kanë fyer, kanosur dhe goditur për shkak të detyrës drejtorin e shkollës në fjalë. Po të njëjtat burime shprehen se rreth orës 17:00 të së premtes, u vu në pranga 17-vjeçari B. Muja. Policia ka shpallur në kërkim vëllain e gjimnazistit, Erald Muja. Materialet në ngarkim të dy vëllezërve agresorë iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit. Ata akuzohen për "Shkatërrim prone", "Goditje për shkak të detyrës", "Kanosje për shkak të detyrës", "Fyerje për shkak të detyrës" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të ftohta". Pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë në ngarkim të autorëve të krimit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)