Durrës, sekuestrohen 3 kuintal kanabis dhe 10 kg heroinë

Rreth tre kuintal e gjysmë kanabis sativa dhe 10 kg droge e llojit heroinë është sekuestruar nga policia e Durrësit, si rezultat e operacion të koduar “Kufiri Ndarës, ndërsa janë vënë në pranga dy persona. Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë një kontrolli të kryer në automjetet e dy personave në aksin rrugor Plepa-Durrës.
Të arrestuarit janë Meuland Miçi 32 vjeç si dhe Ylli Cako, 42 vjeç, banor të Tepelenës, të dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike, por të tjerë persona që dyshohen si pjesë e rrjetit janë vënë në kërkim nga Policia e Durrësit.
Operacioni është kryer nga specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, të cilët në rrugë operative kanë grumbulluar informacione se një grup i mirëorganizuar me veprimtari kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike me shtrirje në disa rrethe, do të transportonin në drejtim të Durrësit sasinë e lëndës narkotike.
Sipas policisë, ngarkesa, e cila në rrugë do kapte vlerën 250 mije euro, eshte më e madhja e sekuestruara në 2 muajit e fundit ne qytetin e Durrësit. Policia mendon se droga kishte si destinacion tregun vendas, ndërsa po hetohet për origjinën e saj. /abcnews/