E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, Thaçi mandatohet kryeministër

Hashim Thaçi është mandatuar këtë te premte për formimin e qeverise se re nga ushtruesi i detyrës se presidentit te Kosovës, Jakup Krasniqi. Ne një njoftim zyrtar te qeverise se Kosovës thuhet se sipas vendimit, Hashim Thaçi ftohet te beje koalicionet e nevojshme me partitë politike për te formuar qeverinë e re ne afatin me te shkurtër kohor te mundshëm. Zyrtare te PDK-se kane deklaruar se marrëveshja me AKR-ne dhe partitë e tjera pritet te nënshkruhet te dielën. nga partia e Pacollit theksojnë se negociatat për ndarjen e posteve ministrore do te zhvillohen gjate fundjavës. Pritet qe te hënën qeveria Thaçi 2 te votohet ne parlament. Ndërkohë, mediat ne Prishtine kane shtuar spekulimet për emrat e qeverise se re. Siç raporton gazeta koha ditore, Hajredin Kuçi nuk do të jetë më zëvendësi i kryeministrit Thaçi, por ministër i Drejtësisë. Vendin e tij mund ta zëre ministri aktual i Arsimit, Enver Hoxhaj. Ndersa Fatmir Limaj, i përfolur ne mënyrë te vazhdueshme dhe nen hetim për korrupsion nga EULEX-i pritet te mos jete fare ne qeveri dhe vendin e tij ne Ministrinë e Transporteve do ta zërë zëdhënësi aktual i Thaçit, memli krasniqi. Emra te tjere te përfolur janë Vlora Çitaku, ministre e integrimit, Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Jashtme, Bajram Rexhepi Ministër i Punëve te Brendshme, Apo Bekim Çollaku, Ministër i Arsimit. Serbet pritet te udhëheqin ministrin e pushtetit lokal.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›