Gruevski sfidon Cervenkovskin
Ndërsa opozita vijon bojkotin e parlamentit ne Maqedoni, dhe ne një kohe kur tensionet etnike janë rritur ndjeshëm kohet e fundit, kryeministri Nikolla Gruevski ka sfiduar liderin e opozitës Branko Cervenkovski me zgjedhje te parakohshme. Ne një interviste për Tv Sitel, zoti Gruevski ftoi shefin e opozitës te ndryshoje ligjin zgjedhor e me pas te hyje ne zgjedhje te reja. ?As VMRO DPMNE e as BDI, nuk ishin për zgjedhje te parakohshme. Vlerësonim se ky vit duhej te shfrytëzohej për përfundimin e reformave dhe përparimin ne rrugën e integrimeve euro-atlantike, mirëpo duke e marre parasysh situatën e re te krijuar ne vend dhe faktin se Cervenkovksi nuk dëshiron te kthehet ne Kuvend, me çka e dëmton rende shtetin, unë ndjej përgjegjësi t?i jap fund një sjelljeje te tille?, është shprehur Gruevski. Opozita ne Maqedoni ka bojkotuar prej disa kohesh parlamentin ndërsa kërkon largimin e qeverise përmes zgjedhjeve te reja. Ende nuk ka patur asnjë reagim nga pala opozitare për propozimin e kryeministrit maqedonas.
Shpërndaje