Durrës, sekuestrohen mbi 300 kg kanabis

Foto Ilustruese
Një sasi prej mbi 200 kg kanabis sativa janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
Njoftohet se droga kishte për destinacion Italinë, dhe do të kalonte kufirin nëpërmjet linjës Durrës- Bari.
Ngarkesa me lëndë narkotike është zbuluar në momentin e kontrollit të kamionit në pikën e kontrollit kufitar, ku më pas do të ngarkohej në tragetin e linjës së Barit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit ku u gjet droga, Lutfi Burnazi ndërsa ka nisur hetimet per origjinen dhe destinacionin e saj perfundimtar.