E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen rreth 1 kg kokainë, në pranga 35-vjeçari

DURRES - Policia e Durrësit sekuestroi një sasi lëndësh narkotike në banesën e një shtetasi, në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Mësohet se lënda e sekuestruar është e llojit kokainë, ndërkohë që paraprakisht flitet për rreth 891 gramë.

Burime nga policia lokale bënë të ditur se kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit Edmond Kondakçi, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Policia është informuar në rrugë operative për veprimtarinë e shtetasit Edmond Kondakçi dhe më pas realizoi kontrollin në banesën e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›