E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta shqiptare, askush sdi sasinë e saktë të saj

Tiranë- Pyetjes se sa naftë posedon nëntoka shqiptare e kanë të vështirë ti përgjigjen jo vetëm ekspertët e fushës por edhe vete Minsitria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës.

Madje nafta shqiptare jo rrallë herë është bere objekt përdorje nga kompanitë e huaja për fitimet e tyre në bursat ndërkombëtare.

Në këtë kontekst privatizimni i ndërrmarrjes së vetme shteteëore që merret me menaxhimin e naftës së vendit Albpetrolit ka hasur jo pak debate.

Aktualisht në komisionet përkatëse po shqyrtohen dy projketligje për shitjen dhe taksimin që do burojë nga privatizimi. Edhe pse ende është e paqartë sasia e naftës që ka nëntoka shqiptare.

Nuk mund të themi sa është, pasi as vet nuk e dimë. Studime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme. Kompanitë e huaja të vlerësimit me teknologji të avancuar nuk japin të dhëna dhe ne presim sakaq mos mësojmë diçka më konkrete- thanë për Shqip burime nga METE.

Sipas zv/ministrit të METE-s Enno Bozdos sasia e plotë është e vështirë të gjendet, dhe kompanitë e huaja koncesionare kanë investuar rreth 482 milionë dollarë që prej vitit 2004. Ndërsa prodhimi në total për 2011-n ishte gati 900 mijë tonë, ku rreth 60 mijë dolën nga Albpetrol.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Fullani: Ekonomia shqiptare nën potencialin e saj Tiranë- Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë deklaroi gjatë...
  2. Lëvizja e lirë- Në mungesë të saj, shtetasit kosovarë kërkojnë nënshtetësinë shqiptare   Durrës- Shtetasit kosovar në pamundësi për të lëvizur lirisht...
  3. Nafta në Jon, Greqia hap zyrtarisht tenderin Greqi- Tenderi ndërkombëtar për fillimin e punës për kërkimin e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›