Afganistan, një ushtar afgan vret dy trupa të NATO-s
KABUL- Dy ushtarë të NATO-s u vranë sot në jug të Afganistanit, kur një ushtar afgan dhe një civil hapën zjarr në mënyrë të papritur ndaj paqeruajtësve, njoftuan burime të aleancës ushtarake.
Gjashtë ushtarë, përfshirë katër amerikanë, kanë humbur jetën, të vrarë nga kolegët e tyre afganë gjatë kësaj jave, që kishte si ngjarje kryesore djegien e kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake.
Veprimi i sipërcituar u shoqërua me demonstrata të dhunshme në gjithë vendin.
(d.b/BalkanWeb)