Taksa e sheshtë, PS: Padrejtësi shoqërore. Bode: Është zhvillim
TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën e radhës ku po diskutohet projektligji "Për tatimin mbi të ardhurat".
Në fjalën e tij në seancën plenare deputeti i PS-së Arben Ahmetaj e cilësoi taksën e sheshtë si taksë varfërie.
Sipas tij kjo taksë është një padrejtësi shoqërore pasi i merr çdo qytetari 5 milionë lekë të vjetra në 10 vjet ndërkohë që favorizon ata persona të cilët kanë të ardhura të larta.
“Sipas taksës sonë progresiste që ju e hodhët poshtë kryeministri Berisha do të duhej të paguante më shumë nga sa paguan tani ndërsa 4 infermierë paguajnë në 10 vjet 20 milionë lekë më shumë” theksoi Ahmetaj.
Po kështu dhe deputetja socialiste, Mimi Kodheli theksoi se në deklarimin e të ardhurave mbetet problem zbatimi i ligjit. “Shqipëria e ka 38.5% ngarkesën tatimore, duke bërë që vendi jonë të mbetet pas krahasuar me rajonin. Taksa e sheshtë e përgjysmoi rritjen ekonomike”.
Në mbrojtje të projektligjit folën deputetë të mazhorancës, si dhe Ministri i Financave, Ridvan Bode.
Sipas ministrit, ligji për të ardhurat është ligji modern, më e mira për zhvillim, kurse taksa progresive është metodë e vjetër. Bode tha se, taksa progresive është shpikja e fundit e Ramës dhe se PS me propozimet që bën kërkon të rikthejë monopolin në ekonomi. ‘Keni armiqësi me interesat tuaja të fshehta”, tha Bode në adresë të opozitës.
Ministri i Financave theksoi se realisht ishte taksa e sheshtë ajo që mbajti jashtë krizës vendin.
(d.b/BalkanWeb)