Durrës, sekuestrohet 300 kg kanabis dhe 10 kg heroinë

Policia e Durrësit ka dhënë sot detaje për operacionin antidrogë të ndërmarrë ditën e djeshme në port ku u sekuestruar një sasi e madhe droge.
Në një konferencë për shtyp, policia e Durrësit thekson se është sekuestruar 300 kg kanabis dhe 10 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë e fshehur mes kanabisit.
Sipas policisë droga është sekuestruar në një kamion i cili pritej të udhëtonte nga Durrësi drejt Barit ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit Dashamir Lleshi 29 vjeç nga Fushë Kruja.
Gjithashtu policia po vijon hetimet edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.