E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet magjia Doors, pas 40 vjetësh

SHBA- Viti i "The Doors", ka nisur zyrtarisht ditën e hënë në orën 18:00, ku grupi legjendar i rockut është dëgjuar sërish më hitin "She smells so nice”, kënga që risolli  emocionet për të gjithë fansat, mbas 40 vjetësh, u publikua në faqen zyrtare të grupit në Facebook.

Kënga e cila nga sot dot të nisë trametimet në radio do të përfshihet në përmbledhjen "L.A. Woman - 40th Anniversary", albumi i fundit i "The Doors-ave", para vdekjes së liderit Jim Morrison, i cili do të dalë në tregun muzikor më 24 janar në version CD dhe dixhital.

Pjesa është versioni origjinal i grupit (Ray Manzarek në tastierë, kitarë Robby Krieger, John Densmore në bateri dhe këngëtarit Jim Morrison). Grupi legjendar i rockut është kapur në caste sponate në studiot e L.A. Woman, ku Morrison këndon më nje zë befasues "She smells so nice”, dhe më pas "Rock me".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›