Shkodër, akset nacionale të kalueshme
SHKODËR- Mungesa e reshjeve të borës, si edhe kushtet e mira atmosferike të ditëve të fundit, kanë ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës në qarkun e Shkodër, duke bërë që të gjitha akset nacionale në qarkun verior të jenë të kalueshme, me përjashtim të disa prej rrugëve rurale në zonat e thella malore.
Burime zyrtare nga prefektura e Shkodrës konfirmuan se, krahasuar me ditët e mëparshme, situata duket më e normalizuar dhe të gjitha akset rrugore nacionale, që përfshin territori i këtij qarku janë të qarkullueshme. Të vetmet shqetësime për momentin mbesin disa prej rrugëve rurale që i përkasin zonave të thella malore.
Situatë problematike vazhdon të jetë në fshatin Vermosh, të komunës Kelmend në Malësinë e Madhe, në Qafë -Thore të rrethit Shkodër, si dhe në Iballë të rrethin e Pukës, ku disa prej akseve rrugore rurale të këtyre zonave janë të bllokuara përkohësisht nga dëbora e rënë disa ditë më parë.
Ndërkohë për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve, institucioni vendor bën apel për respektimin nga ana e tyre të rregullave të qarkullimit rrugor në akset e vështira, pajisjen me zinxhirë gjatë qarkullimit, si dhe respektimin e normave të lejuara të shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit.
(ma.ar/BalkanWeb)