Durrës, sërish krim brenda familjes, burri vret gruan

Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin e Durrësit, kur një 54-vjeçar në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje me automatik gruan e tij, 44-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar. Policia tha se autori i krimit është shtetasi Agron Hoxha, i cili ka qëlluar për vdekje bashkëshorten Bukurie Hoxha.
Pas krimit, burri ka tentuar të vrasë edhe veten, por tashmë ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku po punohet për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit të rëndë. /S.Ll/Start/
2011-01-06 08:36
[