Libri Makanin sjell luften ne eceni
Shtepia Botuese OMSCA-1 nxori ne qarkullim romanin Asan te autorit Vladimir Makanin i cili konsiderohet si shkrimtari me i njohur rus i 20 viteve te fundit. Asan eshte nje roman per luften ne eceni. Sipas kritikeve qe te kuptosh dicka mbi kete lufte duhet patjeter te lexosh kete roman. Asan vjen nen perkthimin e Sokrat Gjerasit dhe redaktimin e Loredan Bubanit. Vladimir Makanin lindi me 1937 ne Orsk te Rusise. Ka mbaruar Universitetin Shteteror te Moskes per matematike dhe me pas per regji. Ka punuar si matematikan deri ne vitin 1960 ne Akademine Ushtarake. Me pas ka punuar ne nje shtepi botuese. Pasionet e tij te para kane qene shahu dhe kinemaja por u be i njohur si novelist. Stili i te shkruarit te Makaninit vleresohet si thellesisht realist. Veprat e tij jane perkthyer ne shume gjuhe te botes duke fituar ne te njejten kohe edhe mjaft cmime te rendesishme letrare si Russian Booker Prize ne 1993 Pushkin Prize 1998 State Prize of the Russian Federation 1999 Italian Premio Penne 2001. Disa nga veprat e tij jane Vija e drejte Blu dhe e kuqe Antilideri Nentoka apo nje hero i diteve tona etj.