E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vritet me armë zjarri një 37-vjeçar

Marsel Grabocka, banor i lagjes 13, jetonte në një shtëpi njëkatëshe dhe ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur dy persona kanë hyrë dhe e kanë qëlluar me tre plumba duke e lënë pa jetë. Krismat jane dëgjuar nga  fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e viktimës.

Sapo e kanë gjetur trupin e pajetë, fqinjët kanë njoftuar policinë. Viktima jetonte me dy prindërit e tij, të cilët në momentin e ngjarjes kishin shkuar për vizitë tek të afërmit e tyre. 37-vjeçari punonte si shofer furgoni dhe njihej si njeri korrekt e pa precedent penal. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, që po heton mbi shkaqet dhe autorët e krimit.

                                                                                             2011-01-05 21:28
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›