E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres sherr per nje gardh plagosen babe e bir

Ymer e Ajet Bajrami jane qelluar me cifte nga fqinji i tyre pas nje grindjeje qe kane pasur per gardhin qe ndan banesat e tyre

Nje plagosje e dyfishte me arme zjarri ndodhi ne Shijak diten e djeshme. Ngjarja ndodhi ne Shenavlash. Sipas policise dy personat qe kane mbetur te plagosur jane Ymer Bajrami 60 vjec dhe Ajet Bajrami 24 vjec perkatesisht babe e bir. Te demtuarit ndodhen ne spitalin rajonal te Durresit nen kujdesin e mjekeve. Bluzat e bardha bejne me dije se shtetasit jane qelluar ne kembe me arme gjahu dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Policia ka bere te mundur edhe identifikimin e autorit duke e shpallur ne kerkim. Sipas informacioneve te para te policise shkak per konfliktin mes shtetasve te jete bere nje mur rrethues cka ka sjelle fillimisht grindjen me fjale mes tyre deri ne perdorimin e armeve.

Rrjedha e ngjarjes

Krimi i vrasjes tronditi diten e djeshme Durresin. Pa kaluar 24 ore nga vrasja e nje 35-vjecari ne qender te qytetit te Durresit nje plagosje dyfishe ndodh ne Shijak. Babe e bir kane mbetur te plagosur rende ne kembe pasi jane qelluar me cifte. Sipas deshmitareve banore perreth shkak i konfliktit qe perfundoi me plagosje eshte nje gardh qe ndante dy shtepite. Babe e bir jane grindur me fqinjin e tyre per pune pronesie. Prej kohesh ata grindeshin me fqinjin per nje gardh qe ndante pronen e tyre nga e fqinjit pasi secili pretendonte qe ky mur ndares kishte hyre me teper se cduhej ne pronen e njerit prej tyre. Pasi jane grindur me fjale banoret tregojne se fqinji ka rrembyer ciften e gjahut qe mbante ne shtepi dhe ka plagosur ne kembe at e bir. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne Shijak te Durresit ne vendin e quajtur 4 Rruget Fllake. Burimet nga vendngjarja bejne me dije se Ajet Bajrami 60 vjec dhe i biri i tij 24-vjecar Ymer Bajrami jane qelluar me cifte nga nje person i cili me pas eshte larguar me shpejtesi. Pas ngjarjes uniformat blu bejne me dije se personat e plagosur jane transportuar ne spitalin e Durresit nderkohe qe eshte zbuluar identiteti i autorit emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimore. Policia eshte vene ne ndjekje te autorit te plagosjes nderkohe qe pas arrestimit te tij grupi hetimor do te mund te zbardhe shkaqet dhe rrethanat e krimit.

Hetimet e policise

Pas mberritjes ne vendngjarje policia shpalli si te dyshuar kryesor per plagosjen fqinjin e familjes Bajrami fqinjin emri i te cilit nuk behet i ditur. Fqinji eshte shpallur ne kerkim per vepren e plagosjes se rende me dashje. Sipas policise ai eshte larguar menjehere nga shtepia e tij duke u fshehur menjehere pasi kishte plagosur at e bir.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›