Ministria e Shendetesise Vaksinohuni kunder gripit
Ministria e Shendetesise ka nisur dje fushaten e vaksinimit kunder gripit sezonal. Ne nje dalje publike drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero theksoi se edhe pse situata epidemiologjike eshte e qete vaksinimi eshte menyra me e mire te per te parandaluar gripin sezonal. Eksperienca na ka treguar qe kjo eshte periudha me e mire per te nisur vaksinimin. Fushatat nisin ne fund te vjeshtes por per shkak te ndryshimeve klimaterike kemi hyre ne sezonin e gripit sezonal pasi qe nga momenti qe aplikohet vaksina duhet se pakten dy jave qe trupi te fitoje imunitet - theksoi Pipero. Sipas tij kategorite qe rrezikohen me shume nga gripi jane femijet te moshuarit dhe te semuret kronike. Gjithashtu Pipero garantoi qytetaret se vaksina kunder gripit eshte e sigurt dhe nuk ka efekte anesore. Vaksina permban viruse qarkulluese A dhe B dhe eshte shume e sigurt. Nje sasi e konsiderueshme eshte edhe ne vendin tone. I bej thirrje qytetareve te vaksinohen duke pasur parasysh grupet per te cilet vaksinimi eshte i domosdoshem - ka shtuar me tej Pipero. Autoritetet shendetesore konfirmojne se qe nga dita e hene do te nise vaksinimi edhe per bluzat e bardha. Nderkohe qe rritet numri i te prekurve nga viroza te ndryshme qe qarkullojne ne vendin tone. Statistikat deshmojne per 13 mije raste te prekur vetem ne kete jave nderkohe qe krahasuar me nje jave me pare sipas specialisteve ka nje rritje te ndjeshme. Ndonese situata epidemiologjike eshte ende e qete duhet te filloje vaksinimin ndaj gripit sezonal e kategorive me te rriskuara ku me prioritet duhet te jene femijet 6 muaj deri ne 4 vjec grate shtatzena te moshuarit te semuret kronike si ata me probleme pulmonare kardiovaskulare diabet e semundje te gjakut. Specialistet thone se kete vit qarkullon serish A/H1N1.