E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, ndalohet 27 vjecari, iu gjet në banesë canabis sativa

TROPOJE - Është ndaluar në orët e vona të natës së kaluar një 27 vjecar, pasi në banesë iu sekuestrua një sasi e konsideruar e lëndës narkotike canabis sativa.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se, në orët e vona të natës së kaluar u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Jetnor Tahiraj, 27 vjec, banor në fshatin Gegaj të rrethit të Tropojës. Gjatë kontrollit u konstatua se në banesë mbante 250 kubikë të plastifikuar me bimë që dyshohet se është canabis sativa.

Menjëherë është bërë ndalimi i 27 vjecarit, ndërsa hetimet vazhdojnë për vendin ku kjo sasi canabis sativa do të dërgohej.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›