E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shmanget fundosja e trageteve

Dy tragete të linjës Durrës-Bari  janë përplasur lehtë gjatë kohë që ishin të ankoruar në kalatën e portit të Durrësit si pasojë erës  së fortë dhe detit të dallgëzuar,  ndërsa një të  treti i cili ndodhej në kalatën e riparimit prej kohësh i janë shkëputur kavot duke dalë nga vendi ku ndodhej i ankoruar.
Për të normalizuar situatën është dashur ndërhyrja e dy rimorkiatorëve si dhe punonjësve të kapitenerisë të cilët kanë shmangur  një ngjarje te rende në port, ndërsa trageti ka mundur të ankorohet vetëm pas më shumë se tre orë manovrash.
Tek dy tragetet e linjës Durrës-Bari, janë shkaktuar vetëm gërvishtje, por jo dëme të tjera.
Shkak për këtë situatë  sipas kapitenerisë është bërë fortunali që ka përfshirë Durrësin që prej mbrëmjes së shtune, ku shpjetwsia e erës shkonte deri në 22 metër për second si dhe forca e detit që arrinte deri në 6 ball.
Nga kapiteneria e Durrësit u konfirmua se tragetet janë larguar nga porti I Durrësit rreth orës 06.00 të mëngjësit se diele, me 7 orë vonesë,  në një kohë që kushtet atmosferike janë përmirësur dukshëm, ndërsa nuk janë lejuar të dalin në det anijet tregtare si dhe ato të peshkimit
Mësohet se të gjithë anijet e peshkimit ndodhen të ankoruara në mol, deri në një urdhër të dytë nga ana e kapitenerisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›