E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruje helmohen ne dasme vdesin 2 persona

Dy gra kanë humbur jetën ndërsa vajza që sapo martohej është në gjendje të rëndë, menjëherë pasi ka përfunduar dasma dhe janë larguar nga lokali për në banesë . Ngjarja ka ndodhur fshatin Bushnesh të Krujës dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e grave duhet të ketë lidhje me ndonjë helmim ushqimi, por policia lokale po punon edhe në një tjetër pistë, në atë të gazit në shtëpi.
Viktimat janë Mrika Gega 45 vjeç banuese në fshatin Dukagjin I ri Thumanë dhe Nusha Ndoja 55 vjeçe nga Puka, ndërkohë në gjendje të rëndë është Pashke Gega, 23 vjece nusja qe po martohej. Paraprakisht rezulton se të tre këto shtetase, gjate mbrëmjes së se shtune kanë marrë pjesë në darkën e dasmës së Pashke Gega, dhe më pas kanë fjetur të treja në të njëjtën dhomë të banesës së kësaj shtetase.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të se dielës, familjarë kanë tentuar të bëjnë zgjimin e tyre dhe kanë konstatuar probleme të shëndetit. Tre grate janë dërguar drejt Spitalit Ushtarak ku dy prej tyre kane gjetur vdekjen dhe e treta vijon të mbetet në gjendje kritike.
Grupi Hetimor po vijon këqyrjen e vendit te ngjarjes pranë banesës, lokalit ku u zhvillua darka si dhe po merr ne pyetje personat që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›