E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shpërthen një mjet, dyshohet për 3 viktima

DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës. Një mjet ka shpërthyer në vendin e quajtur Xhafzotaj në rrugën nacionale Shijak-Durrës, ndërsa dyshohet se nga shpërthimi mund të kenë humbur jetën tre persona.

Edhe pse nuk është i konfirmuar ende zyrtarisht numri i viktimamave, paraprakisht bëhet me dije nga gazetarja jonë atje Klodiana Haxhiaj se në mjet ndodheshin 3 ose 4 persona.

Sipas të dhënave të para dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi që ndodhej në mjet duke e djegur plotësisht atë.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, po ashtu edhe 3 autoambulanca.

VIJON
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›