E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesbiket muslimane martohen në Britani, azil nga frika e ligjit pakistanez

martesa-gayBritani- Një çift pakistanez lesbikesh, i pari homoseksual musliman që martohen në Britani të Madhe, kanë kërkuar azil politik, duke thënë se jetët e tyre janë në rrezik nëse ata kthehen në shtëpi.

Dy gratë pakistaneze kanë bërë bujë me historinë e tyre, si çifti i parë musliman lezbik që do të martohen në Britani të Madhe.

Rehana Kausar 34 vjeç dhe Sobia Kamar 29 vjeç, bënë histori kur ata shkuan në ceremoni zyrtare civile dhe menjëherë pas martesës kanë aplikuar për azil politik, duke pretenduar se jeta e tyre është në rrezik nëse ata kthehen në tokën amtare.

Sipas mediave vendase ato kishin veshur veshjet tradicionale martesore kur ata u martuan në Leeds, West Yorkshire, pohonjë avokatët e tyre dhe dy miq. Çifti vjen nga rajonet e Lahore dhe Mirpur të Pakistanit, ata pohojnë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga kundërshtarët në Pakistan, ku aktet homoseksuale janë ilegale dhe konsiderohen kundër Islamit.

Që prej lajmeve të përhapura për dasmën e tyre në fillim të këtij muaji, çifti pohon se ata kishin marrë edhe kërcënime me vdekje nga Britania e Madhe. Para martesçs, edhe këshilli zyrtar i ka kçrkuar çiftit një mendim serioz për vendimin e tyre për tu martuar, për shkak të pikëpamjeve të disa muslimanëve mbi homoseksualitetin.

Kausar tha: Ky vend na lejon këto të drejta dhe është një vendim shumë personal që ne kemi ndërmarrë. Nuk është puna i askujt për atë që ne bëjmë me jetën tonë personale. Problemi është me Pakistanin, se gjithkush beson se ai është në krye të jetës së njerëzve të tjerë dhe më së miri mund të vendosë lidhje me moralin e të tjerëve, por kjo nuk është e drejtë dhe ne jemi në ketë gjendje për shkak të klerikëve tanë të cilët kanë rrëmbyer shoqërinë tonë, e cila dikur ishte një shoqëri e lirë dhe tolerante për çdo individ”.

Kamar ka folur për Birmingham Mail se dy gratë ishin shumë të dashuruara. Ligji pakistanez nuk njeh martesat e të njejtit seks dhe nuk ka ligje për të ndaluar diskriminimin. Të dyja gratë u takuan në Birmingham si nxënëse, kur ata u zhvendosen nga Pakistani në Britani të Madhe.

Ata më vonë filluan të jetojnë së bashku, si një çift në South Yorkshire , ku pas një viti dhe vendosën të martohen.

Një i afërm tha: Çifti nuk ka pasur një ceremoni martesore islame, pasi ata nuk mund të gjejnë një imam për të kryer një ceremoni të diskutueshme. Ata kanë qenë shumë të guxishme, sepse feja jonë nuk e fal homoseksualitetin.

Në Pakistan nuk ka asnjë dënim specifik për ta përshkruar, por në raste ekstreme, homoseksualët mund të dënohen dhe me vdekje.

Flavia Furriku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›