Durres shperthimi i tritolit hetohet pista e hakmarrjes
DURRES- Policia e Durresit dyshon se vendosja e eksplozivit ne automjetin i cili shpertheu diten e djeshme ne lagjen numer 10 te qytetit bregdetar te jete bere per hakmarrje. Makina ishte parkuar ne zonen e ish-fabrikes se gomes vetem dhjetra metra larg pallatit ku banojne prinderit e Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Por policia perjashton faktin qe ky shperthim mund te kete lidhje me familjen e prinderve te kryeprokurores.
Burime nga policia thone se makina ishte prone e biznesmenit durrsak Osman Fierza por perdorej nga i biri Marjeli i cili ka kryer denimin per nje plagosje te rende ne vitin 2003. Pikerisht ketu eshte perqendruar pista e hetimit te policise duke e lidhur vendosjen e tritolit ne makine me pisten e nje hakmarrjeje te mundshme. Shperthimi i djeshem ndodhi ne nje kohe kur ne makine dhe prane saj nuk ka pasur njeri . Si rezultat i shperthimit eshte demtuar pjesa e pare e automjetit BMW me targe CY-079-AL dhe deme materiale te objekteve prane tij.
s.g/BalkanWeb