E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Rugovesfillon zyrtarishtaktivitetin prane LDK

PRISHTINE- Uke Rugova djali i ish presidentit Ibrahim Rugova edhe zyrtarisht e ka filluar sot aktivitetin e tij politik ne Lidhjen Demokratike te Kosoves LDK duke u bere me kete rast anetar i Aktivit te Pare te deges se kesaj partie se Lagjen Velania te kryeqytetit.

Uke Rugova tha se tashme ndjehet mire qe e fillon aktivitetin e tij politike ne degen ku ka qene edhe i ndjeri i ati i tij Ibrahim Rugova i cili e themeloi Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe ishte udheheqes i saj per me shume se gjashtembedhjete vjet.

Rugova Junior kerkoi nga LDK-ja e cila tashme ka hyre ne procesin e brendshem zgjedhor qe te zhvilloje nje proces normal demokratik ashtu sikurse i ka hije kesaj partie. Ai i beri ftese LDK-se qe te hape dyert per figura te reja ne menyre qe kjo parti ne zgjedhjet e ardhshme nacionale ta ktheje namin qe ka pasur sa ishte gjalle Ibrahim Rugova.

Uke Rugova ne daljen e tij te pare para gazetareve e ka konfirmuar mbeshtetjen qe ka per kandidatin per kryetar te Lidhjes Demokratike Bujar Bukoshi. Ai tha se Bukoshi ka bagazh politik dhe intelektual qe ta udheheq Lidhjen Demokratike. Megjithekete zgjedhjet brenda-partiake sipas tij do ta deshmojne se kush do te jete kryetar i LDK-se.

Gara midis Bukoshit dhe Sejdiut pritet te nxehe atmosferen brenda kesaj partie e cila pas vdekjes se presidentit Ibrahim Rugova u nda ne dysh duke nxjerr ne skene nje parti te re Lidhjen Demokratike te Dardanise e cila drejtohet nga ish-kryeparlamentari i Kosoves Nexhat Daci. Nderkohe ende nuk eshte zyrtare kandidatura e kryetarit te Prishtines Isa Mustafa per shkak te miqesise qe ka me kryetarin aktual te partise Sejdiun.
m.a/tg/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›