E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Kodi i pandryshuar zgjedhjet nuk shtyhen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njeheresh zv.kryeminister dhe Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes para medieve eshte shprehur se nuk do te kete asnje shtyrje te zgjedhjeve vendore te cilat jane dekretuar nga Presidenti i Republikes per tu zhvilluar me 8 maj te vitit te ardhshem. Teksa ka vleresuar ecurine e procesit te liberalizimit te vizave Meta ka shprehur gatishmerine e mazhorances per te qene konstante ne qendrimin e saj ne favor te nje marreveshje me opozites dhe ne respekt te Kushtetutes se vendit dhe ligjeve ne fuqi. Njeheresh i ka bere thirrje opozites qe te gjeje force dhe kurajo per te dale mbi interesat personale per ti hapur rruge reformave integruese qe vendi te mos mbetet peng i lojrave te vogla politike. Numri dy i qeverise ka folur dhe per reformen zgjedhore ligjin per Gjykaten Administrative mbeshtetjen e sekretares amerikane te Shtetit Klinton si dhe sigurine se bashkia e Tiranes do te qeveriset me mire se sot nen drejtimin e nje perfaqesuesi te mazhorances aktuale. Njeheresh ka mohuar faktin se per Gjykaten Administrative mund te bejne pazar me PS permes dhenies se votave per hetimin parlamentar sipas pretendimeve te socialisteve por ka shprehur garancine per gjetjen e votave te domosdoshme per miratimin e ketij ligji.

Do te mblidheni ne nje takim se shpejti si parti. Arsyeja e ketij takimi
Te gjithe anetaret e Levizjes Socialiste per Integrim kane shume arsye qe te mblidhen se bashku ne menyre te qyteteruar dhe plot besim diten e hene pasdite ne Pallatin e Kongreseve jo vetem per te konfirmuar krenarite tone per arritjet e nje viti ne nje bashkeqeverisje qe ka synuar dhe synon integrimin e Shqiperise dhe te shqiptareve ne Bashkimin Evropian por edhe per te deshmuar vendosmerine tone per te ecur perpara ne rrugen e integrimit duke qene te bindur se kjo eshte e vetmja rruge qe i sherben te gjithe shqiptareve pa dallime partiake dhe kjo eshte rruga qe shqiptaret jo vetem te levizin pa viza shume shpejt drejt BE-se por edhe qe standardet e jetes se qytetareve shqiptare ketu ne Shqiperine te jene njesoj si ato te vendeve te zhvilluara evropiane.
Zoti Meta komisioneri per zgjerimin i KE-se Stefan Fule i ka nisur nje leter Kryeministrit Berisha per situaten politike dhe per zgjedhjet e ardhshme. Si e komentoni permbajtjen e kesaj letre
Preokupimi i perfaqesuesve te politikes evropiane ne Bruksel apo Strasburg ka qene i vazhdueshem dhe te gjithe jane deshmitare se gatishmeria e mazhorances ka qene dhe mbetet e jashtezakonshme dhe shume gjeneroze ne drejtim te opozites ne menyre qe ajo te kaperceje disa probleme per te cilat nuk eshte pergjegjese mazhoranca por per te cilat duhet degjuar zeri i organeve me kompetente ne vend per kete ceshtje sikurse eshte ai i Gjykates Kushtetuese apo qofte edhe ai i Komisionit te Venecias qe eshte i pranuar nga mazhoranca pa asnje lloj hezitimi. Prandaj shkaktaret e nje situate jonormale ne vend qe te gjejne force dhe kurajo per te kaluar mbi interesat e vogla meskine apo te ngushta dhe per te hapur rrugen e nje procesi shume te rendesishem jo vetem transparence por edhe reformat per integrimin e vendit nuk duhet kurrsesi te mbeten peng i lojerave te vogla.
Zoti Meta keta qe ju i quani shkaktare te kesaj situate jonormale duket se nuk kane gjasa te behen pjese e reformes zgjedhore. Afati i fundit eshte muaji nentor qe te perfundoje puna per reformen zgjedhore. A mendoni se Levizja Socialiste per Integrim do te futet ne zgjedhjet vendore te 8 majit me kete Kod Zgjedhor
Absolutisht 8 maji do te jete dita e zgjedhjeve vendore ne te gjithe Shqiperine pasi eshte vendosur tashme dhe nuk mund te kete shtyrje apo kthim prapa. Reforma zgjedhore duhet te kishte nisur me kohe. Ne si LSI kemi insistuar qysh ne fillim per nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese dhe qe ti jape pergjigje te gjitha rekomandimeve te raportit te OSBE-ODIHR-it nisur nga zgjedhjet e fundit. Absurditeti me i madh eshte se pikerisht ata qe kerkojne gjoja transparencen apo qe flasin per ate me shume se per cdo gje tjeter i shmangen dhe duan te bllokojne reformen zgjedhore e cila synon te rrise transparencen permes permiresimit te ligjit dhe jo me fjale apo me deklarata boshe. Prandaj ne do te vazhdojme perpjekjet tona qe kjo reforme zgjedhore te nise sa me shpejt. Ne rast se synohet permes gjoja kerkeses per transparence te bllokohet reforma zgjedhore atehere te jeni te bindur qe ky eshte autogoli me i madh qe ky lidership i opozites do te bente sepse dot u konfirmonte te gjitheve se nuk ka qellim standardin e zgjedhjeve sikurse per fat te keq nuk e kishte as kur u be Kodi Zgjedhor Rama-Berisha nje vit e gjysme me pare por e shikon gjithcka si nje loje politike me shpresen se zgjedhjet vendore do te mund te shtyhen qofte edhe tre dite sikurse e thate pa dashje.
Kane nisur negociatat me PD-ne per bashkine e Tiranes dhe per cfare kompromisi do tia linit ju PD-se kete Bashki
Ne nuk synojme as ta marre LSI-ja as ta marri PD-ja as ta marri ndonje force tjeter politike bashkine e Tiranes. bashkine e Tiranes duhet ta marrin qytetaret e Tiranes. Sepse ju e shikoni se cfare problemesh te medha hasin qytetaret e kryeqytetit cdo dite qe nga nje trafik i tmerrshem e deri ne probleme mjaft serioze me mjedisin. Qe nga problemet dramatike me frymemarrjen e qytetareve femijeve dhe te gjithe banoreve te kryeqytetit. Tirana nuk mund te mbetet me instrument i lojerave politike Tirana ka nevoje per tu zhvilluar ne menyre transparente ne dialogjet e te gjithe komunitetit dhe sido qe te jete Tirana do te votoje per integrimin dhe jo kunder integrimit. Kjo smund te ndodhe kurre. Tirana gjithnje ka qene pararoje e proceseve evropianizuese dhe kete do ta beje me shume cilesi edhe me daten 8 maj.
Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ju ka derguar te premten nje leter. A mund te na thoni dicka me shume per permbajtjen e kesaj letre
I jam shume mirenjohes Sekretares Amerikane te Shtetit Znj. Clinton per vleresimet dhe konsideratat e saj te larta pertej kortezive normale ne raste te tilla. Por mbi te gjitha i jam shume mirenjohes per vleresimin qe ajo ka i bere lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne i kemi konfirmuar vazhdimisht por ka qene per te ardhur keq dhe shpreh keqardhjen qe ka ende elemente ne politiken shqiptare ka segmente te cilet kerkojne te krijojne probleme te paqena pikerisht ne marredheniet e shenjta te Shqiperise me SHBA-te vendit qe ka bere me shume per shtetin shqiptar qe nga themelimi i tij e deri me sot per gjithe kombin shqiptar.
Ju jeni shprehur qe Gjykata Administrative shume shpejt do te miratohet. A shpresoni ende se kjo do te ndodhe
Une jam i bindur se do te jete e afert dita kur parlamenti shqiptar do ta votoje ligjin per Gjykaten Administrative sepse kjo nuk eshte nje gjykate ne sherbim te shtetit. Perkundrazi kjo eshte nje gjykate qe mbron biznesin nga qeveria nga bashkia dhe nga cdo institucion tjeter qe mund te sillet ne menyre arbitrare.
A do ti jepnit PS-se votat per komisionin hetimor ne kembim te votave per miratimin e Gjykates Administrative A jua ka bere opozita nje kerkese te tille
Ketu nuk jemi ne pazarin e gjese se gjalle. Ketu jemi ne nje proces politik ku te gjithe permbushin detyrimet qe kane ndaj votuesve te tyre ndaj vendit dhe ndaj shtetit te se drejtes dhe nuk ka opozite askund ne vendet demokratike qe te mos jape kontributin e saj te rendesishem gje qe eshte edhe ne favorin e saj se sa per reformat ne drejtesi dhe per forcimin e shtetit te se drejtes.
Lideri i opozites ka bere te ditur se do te beje disa amendime per projektligjin e Gjykates Administrative. A do ti votoni ju ato propozime ne Parlament ne rast se ndodh dicka e tille
Absolutisht cdo propozim cdo pjesemarrje e Partise Socialiste ne reformat e medha per te cilat ka nevoje vendi eshte e mirepritur dhe padyshim qe gjithcka do te pranohet sepse besoj qe keto jane procese qe i sherbejne te gjithe vendit. Njekohesisht ju e dini qe per procese te tilla sikurse eshte Gjykata Administrative apo edhe ne akte te tjera ligjore ne bashkepunojme ngushte si qeveri dhe si shtet me Shtete e Bashkuara te Amerikes me Bashkimin Evropian me USAID-in me EURALUS-in me institucionet e tjera me kompetente ne keto fusha.
Kryetarja e Kuvendit tha se oferta e mazhorances per te votuar te gjitha amendamentet e opozites perben nje rast unikal ne politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›