E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Nuk do te kete ndryshime Kodi duam transparence

Socialistet kane bere te qarte dje permes komunikimeve me mediat se nuk do te kete asnje ndryshim ne Kodin Zgjedhor duke lene pezull reformen zgjedhore. Deputetet socialiste Leskaj dhe Xhacka teksa kane komentuar deklarata e komisionarit evropian per zgjerimin Fyle dhe zv.kryeministrin Meta te cilet kane folur per tejkalimin e ngercit politik por dhe reformen zgjedhore jane shprehur se zgjedhjet nuk i vodhi Kodi por pushteti. Si dhe jane paraqitur serish kushtet e socialisteve per te arritur kompromisin politik. Meta me mire se te gjithe te tjeret e di se zgjedhjet si vodhi Kodi zgjedhjet i vodhi pushteti. Nuk ka dhe nuk do te kete reforme zgjedhore pa u bere transparenca e zgjedhjeve te fundit pa u gjetur pergjegjesite ligjore e administrative e pa u nxjerre rekomandimet e nevojshme per permiresimin e kuadrit ligjor per mbarevajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme ka qene deklarata e deputetes socialiste Olta Xhacka. Per te cilen eshte shume e rendesishme qe te behet transparenca e zgjedhjeve pa te cilen sipas saj nuk do te kete asnje reforme zgjedhore.. Nuk mund te kete reforme pa patur transparence. Per sa i perket bashkise Tiranes gjate 2 viteve te fundit ka qene pikerisht Ilir Meta dhe Sali Berisha qe e kane marre peng bashkine duke i lene qytetaret e Tiranes pa buxhet si pasoje e aleances se tyre ne keshillin bashkiak ka nenvizuar Xhacka.
Nderkohe qe deputetja socialiste Valentina Leskaj ka nenvizuar se PS e ka dhene tashme oferten e saj per transparencen e zgjedhjeve. Oferta jone konsiston ne ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar ne perputhje me rezoluten e fundit te Parlamentit Evropian per krizen ne Shqiperi me mazhorance e drejtim te opozites dhe me mandat te pakufizuar qe perfshin investigimin e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe sa i perket fleteve te votimit te pritet opinioni i Komisionit te Venecias ka qene deklarata e deputetes Leskaj. Sipas te ciles kjo oferte e PS e cila mbeshtetet teresisht ne rezoluten e Parlamentit Evropian per krizen politike ne Shqiperi ka hasur vazhdimisht ne zvarritjet dhe vonesat e qellimshme te kryeministrit cka konfirmon mungesen e vullnetit politik dhe provon se Sali Berisha i vodhi zgjedhjet e 28 qershorit per te grabitur me pas Shqiperine e shqiptaret. Ne emer te PS i kujtoj Sali Berishes qe te mos kete asnje iluzion e shprese per tju shmangur transparences si nje e drejte legjitime kushtetuese dhe si nje garant per te plotesuar standardet ne zgjedhjet e ardhshme. Fakti qe kjo leter e zotit Fule i drejtohet atij si kryeminister dhe njehere kryetar i Partise Demokratike nuk le vend per dyshime se ku duhet kerkuar shkaku i tejzgjatjes se krizes politike ne Shqiperi ka qene deklarata e Leskajt. Per te cilen letra e Komisionerit per Zgjerim te BE eshte nje kerkese e mesazh i qarte per kryeministrin Berisha qe te angazhohet per te gjetur zgjidhjen e krizes zgjidhje qe duhet te kaloje permes transparences se plote. Vetem ne kete menyre do te arrihet normalizimi i situates politike ne Shqiperi dhe garantimi i aktivitetit te plote legjislativ eshte shprehur deputetja socialiste Leskaj teksa ka paraqitur dhe oferten e perhershme per mazhorancen ne lidhje me hetimin e plote dhe pa asnje kufizim te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te vitit te kaluar. Zgjedhje te cilat kane mbajtur ngercin politik ne Shqiperi per nje vit me radhe ne nivelet me te larta. Socialistet tregohen kembengules ne kerkesen e tyre duke paralajmeruar protesta masive deri ne rrezimin e qeverise nese nuk arrihet te behet dhe transparenca e plote sipas kushteve te paraqitura nga opozita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›