E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, solli pistoleta nga Italia, arrestohet 23-vjeçari

Në prangat e policisë ra shtetasi Ali Koci, 23-vjeç, nga fshati Shetel i Shijakut, i cili mbrëmë mbërriti me tragetin e linjës Ankona–Durrës dhe gjate kontrollit në autoveturën e tij tip Benz u gjetën armë dhe municione.

Policia lokale bëri të ditur se 9 prej pistoletave janë prodhim austriak, ndërsa janë gjetur edhe pistoleta të prodhimit kanadez, çek apo turk.

Në automjetin e Kocit u gjeten të fshehura edhe 43 kuti me nga 50 fishekë me mbishkrimin Fiocchi dhe nje tjeter, po me 50 fishekë e prodhimit amerikan me mbishkrimin Winchester.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-30 17:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›