Greva për pronën, Basha: Mundësojmë strehimin, Xhafaj-Tahiri vizitojnë të 'ngujuarit'

TIRANE - 14 familjet që u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, vijojnë edhe sot grevën e urisë. Aktualisht mësohet se grevën po e vazhdojnë 10 banorë, pasi 4 të moshuar janë detyruar ta ndërpresin atë për shkak të problemeve shëndetësore. Katër të moshuarit, mbi 60 vjeç, kanë shfaqur probleme me tensionin dhe zemrën dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Grevistja e 10-të është një tjetër banore e ndërtesës Trubullira Shalsi, e cila iu bashkua grevistëve të tjerë rreth mesditës së sotme. Ajo pretendon se është pronarja e kësaj ndërtese, për të cilën disponon dokumente një tjetër person. "Dua të njihem si pronare, banorët le të jetojnë aty", thotë ajo.
Sipas saj, ndërtesa është në pronësinë e të atit, Jakup Shalsi. “Babi im u pushkatua në kohën e komunizmit”, shprehet ajo.
Ndërkohë, pasdite një banore është ndjerë keq. Grevistja që ndihet keq vuan nga diabeti, ndërkohë që grevistët kanë kërkuar mbërritjen e një ambulance.
Të gjendur të një situatë të pashpresë, këto familje kanë parë si rrugëzgjidhje të vetme aktin ekstrem të grevës së urisë. Mësohet se grevën e urisë e nisën 13 persona, të cilët u ngujuan në pjesën që shërbente si verandë banese. Banorët që kanë hyrë në grevë i bëjnë thirrje ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu dhe Avokatit të Popullit, Ilgi Totozani, që të ndërhyjnë për tu ardhur në ndihmë.
“Po na i vjedhin shtëpinë hajdutët, ata duhet të përgjigjen para ligjit se kanë bërë shumë dëme karshi nesh. Na torturuan, na shkatërruan nga gjendja shpirtërore dhe ekonomike. I bëj thirrje edhe të gjithë banorëve që janë përvëluar kështu si ne, që të vijnë të na mbështesin këtu.”- shprehet njëra nga banoret që ka hyrë prej dy ditësh në grevë urie.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë dje pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit.
Me kalimin e orëve banorët e irrituar dhe të lodhur kanë kërkuar mbërritjen e ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, për t'i parashtruar problemin e tyre. Duket sikur shpresat u kanë sosur ndaj këmbëngulin ndërhyrjen edhe të ambasadorit, pasi sipas tyre, nuk kanë ku të fusin kokën.
DEPUTËT E PS XHAFAJ E TAHIRI VIZITOJNË GREVISTËT TE ‘PETRO NINI’
Ora 22:55 Deputët e PS-së Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri vizitojnë grevistët te ‘Petro Nini’. Deputetët socialistë u interesuan për gjendjen e grevistëve. Aktualisht në grevë janë 9 banorë, mes tyre edhe gra.
AVOKATI I POPULLIT, IGLI TOTOZANI TAKON GREVISTËT
Ora 17:12 Avokati i Popullit, Igli Totozani pas takimit të zhvilluar me grevistët në një prononcim për mediat theksoi se u njoh me problemin e banorëve. Totozani vlerësoi qëndrimi ne kryebashkiakut Lulzim Basha duke theksuar se deklarata e këtij të fundi do të thotë se ajo ka pranuar realitetin në të cilin ndodhen grevistët.
Sipas Totozanit “realiteti ka të bëjë me efektet e aktit normativ. Banorët pretendojnë që nuk janë pjesë e aktit normativ”
NJË PREJ BANORËVE NDIHET KEQ
Ora 16:00 Në ditën e dyte të grevës grevistët kanë dhënë shenjat e para të dobësisë. Moti i ngrohtë si dhe mungesa e kujdesi mjekësor ka detyruar që ke të moshuar të ndërpresin grevën, dhe të shtrohen në spital. Ndërkohë, pasdite një banore është ndjerë keq. Grevistja që ndihet keq vuan nga diabeti, ndërkohë që grevistët kanë kërkuar mbërritjen e një ambulance.
Gazetari i News24, Erjon Skëndaj nga vendi ku zhvillohet greva, raporton se Mirela Aliaj rreth 45-50 vjec një nga banoret e pallatit tre katëshe ka luftuar më shumë në mënyrë që të mos largohet nga banesa pasi jeton që prej kohës kur është martuar. Pas një pritje 15 minutash ambulanca erdhi mori grevisten, e cila pati luhatje tensioni për shkak se vuan edhe nga diabeti. Ajo ndihmën e parë e mori nga grevistët e tjerë.
KRYETARI I BASHKISË SË TIRANËS TAKON GREVISTËT
15: 45 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u ka ofruar ndihmën e Bashkisë për strehim, banorëve të futur në grevë urie, në rrugën “Margarita Tutulani”, të cilët u nxorrën nga godina, me një vendim të Përmbarimit.
Kreu i Bashkisë është takuar sot me banorët, ku përmes një akti ndjeshmërie qytetare u ka bërë të ditur se Bashkia do u mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qera, derisa të ketë mundësi t’i sistemojë, me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.
“Ne do të mundësojmë një periudhë tranzicioni në banesa me qera, të mara përsipër nga Bashkia e Tiranës me ndihmë donatorësh, sepse vetë nuk kemi mundësi ligjore të drejtpërdrejta. Do ta përdorim këtë periudhë tranzitore 3-4 mujore, për të parë cili nga tre programet qe ne ligjërisht disponojmë dhe që të mundësojë nje zgjidhje edhe afatgjatë, qoftë banesa sociale, qoftë kredi kur mund ta përballojë apo bonus qeraje, në rast se dy të parat nuk mund të funksionojnë. Nëse vendimi i Përmbarimit nuk përmbush kushtet ligjore, çka u pretendua nga banorët, por që unë nuk kam mundësi ta them tani, do ta verifikoj 24 orët e ardhshme, atëherë nuk ngelet gjë tjetër, veçse të rikthehen në gjendjen e mëparshme. Në të kundërt, shpresoj dhe besoj se oferta ime si qytetar me ndjeshmëri po dhe si kryetar i Bashkisë, me një mundësi për të ndihmuar qoftë edhe jo brenda tagrit ligjor, të pranohet” – theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton se banorët kanë kundërshtuar propozimin e Bashës, pasi dhe kërkojnë vetëm që të kthehen në shtëpinë e tyre. Basha të takimin me grevistët tha se Bashkia e Tiranës përmes donatorëve, pasi ligjërisht nuk i lejohet të paguajë, do i sigurojë familjeve që të strehohen për një periudhe tre mujore, dhe pastaj të shihet mundësia e strehimit. Basha u shpreh se do rishikojmë dokumentacionit dhe procedurën që ka ndjekur përmbaruesi privat dhe nëse ka shkelje Basha premtoi se do ndërhyjë me policinë bashkiake për ti rikthyer banorët në shtëpitë e tyre. Banorët kanë kundërshtuar propozimin e Bashës, pasi deklaruan se nuk më të pranojmë strehim tranzitor dhe banesat sociale i kanë të pamundur ti mbajnë
Pas takimit në një prononcim për mediat, Basha premtoi se Bashkia e Tiranës do të mundësoj strehimin për një periudhë tranzitore në banesa me qira. “Do mundësojmë strehimin për një periudhë tranzitore. Ju kemi ofruar banorëve mundësinë e tranzicionit në banesa me qira”, tha Basha.
GREVA
Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë disa ditë më parë jashtë një godine rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. Por, situata është paraqitur tepër e dhunshme, pas konfliktit mes banorëve dhe përmbaruesit privat, gjë që u pasua me katër persona të lënduar. Për këtë situatë ka reaguar edhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve gjyqësorë privatë, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve shtetërore e private dhe forcave politike që të mos pengojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u kërkon forcave politike që të mos ndërhyjnë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për arsye elektorale.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria fal ambientet e zëna prej 20 vitesh tek disa Fabrika e Uzina në Tiranë FOTO: Vijon greva e banorëve që u nxorën jashtë nga Përmbarimi, 4 të moshuar në spital VIDEO: Vijon greva e banorëve që u nxorën jashtë nga Përmbarimi VIDEO: Basha tek grevistët: Mundësojmë strehimin tranzitor FOTO: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha takon grevistët