E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres tritol nje banese ne plazh

Një banesë është dëmtuar nga shpërthimi i një sasie lende eksplozive e vendosur gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e plazhit në Durrës.

Fatmirësisht e gjithë familja Duro, e cila përbëhet prej 5 personash që ka qenë në gjumë ka përjetuar momente tmerri, por nuk është lënduar asnjeri përveçse ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje bën me dije se shkak i konfliktit janë motivet e pronësisë.

Disa persona të dyshuar për vënien e tritolit janë shoqëruar në polici dhe konflikti ka të bëjë me pronësinë e truallit, të banesës 2-katëshe, ku palës së dëmtuar i ushtrohet vazhdimisht presion për të braktisur shtëpinë e cila është në proces legalizimi.

Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër, ku 2 banesave në zonën e plazhit janë dëmtuar me tritol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›