E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Duhet dialogu Kosovë-Serbi, kufijtë nuk ndryshojnë

BRUKSEL- Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton ka deklaruar sot se BE është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore.

“E kemi thënë qartë se më nuk dëshirojmë ndryshim kufijsh në Ballkan”, ka deklaruar sot Kocijançiç.

Në një konferencë me gazetarët në Bruksel Kocijançiç tha se problemet e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen me dialog.

Në Bruksel sot ka vazhduar dialogu teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›