Burg pa afat 61-vjecarit qe vrau me mjete te forta gruan e tij

Burg pa afat është masa e arrestit për 61-vjeçarin Gani Myrteli, që vrau me mjete të forta gruan e tij, 58-vjeçaren Resmie Myrteli.
Organi i akuzës i paraqiti trupit gjykues provat e para mbi të cilat akuzohet 61-vjeçari, ndërkohë që i kërkoi gjykatës që ta cilësojë si të ligjshëm arrestimin dhe vendosjen e masës së sigurisë "arrest në burg".
Nga ana e tij, Gani Myrteli, ka deklaruar se pranonte akuzën dhe se kishte qëlluar ndaj bashkëshortes së tij, pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.
Ngjarja për të cilën akuzohet 61-vjeçari, ndodhi ditën e shtunë në fshatin Moravë të rrethit të Beratit, ku pas një grindje me bashkëshorten për shkak të dyshimeve për tradhti ai e qëlloi atë me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.