Imami ne komision Buxheti i mbrojtjes i mjaftueshem per 3 objektivat
Buxheti prej afro 20 miliard lekësh që i akordohet ministrisë së Mbrojtjes për vitin e ardhshëm, përballon sipas minstrit Imami, tre objektivat kryesore për modernizimin, profesionalizimin dhe stërvitjen e forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë.
Përtej rezervave të opozitës, e cila e quajti utopik realizimin e objektivave me buxhetin e akorduar, Imami bëri me dije se e mira nuk ka fund, por gjithçka po ecën sipas parashikimeve në modernizimin dhe profesionalizimin e FA-ve, sipas kërkesave të NATO-s.
Brenda vitit sipas tij, do të përcaktohet numri i Forcave të Armatosura për një afat të gjatë.
Programi për modernizimin, do të jetë i kushtueshëm teksa vitin tjetër pritet ardhja e dy helikopterëve dhe kryerja e pagesës për ta, si dhe shtimi i flotës me dy anije të reja.
Imami theksoi se natyra e misioneve tona ushtarake do të ndryshojë dhe po përgatitet t’i përshtatet fazës tranzitive në Afganistan.
Procesi i demontimit po ecën me ritme të shpejta kur vetëm brenda këtij viti janë asgjësuar dhe shkatërruar 50 mije ton armatim i rrezikshëm.
Sërish, një pjese e fondeve të ministrisë shkojnë në këtë drejtim.
Çështja e uniformave të reja të ushtrisë ishte në vëmendje të deputetëve të Komisionit të sigurisë.
Ministri Imami pohoi se një pjese uniformave janë të vjetra, por nuk është parë e arsyeshme që të shpenzohet ekstra, kur uniformat e reja do të jenë gati vitin e ardhshëm dhe me të, forcat tona të armatosura do të prezantohen në ceremonitë për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, më 28 nëntor 2012.