Durrës, vazhdon zbatimi i programit EU4Schools.

Durrësi do të ketë edhe 15 objekte arsimore të reja deri në fund të vitit tjetër. Ndërtimi i tyre është marrë përsipër nga Bashkimi Evropian në sajë të programit EU4Schools. Bashkia e Durrësit organizoi të shtunën dëgjesën publike në lidhje me 4 objektet që do të ndërtohen të parat, 2 shkolla të mesme, një shkollë 9-vjecare dhe një çerdhe. Kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako gjatë kësaj periudhe pas tërmetit të 26 nëntorit, është hartuar një strategji afatgjatë në lidhje me objektet arsimore, të cilat janë parashikuar që të jenë më të forta dhe më komode për mësimdhënien dhe vetë nxënësit.
Deri tani në qytetin e Durrësit dhe fshatrat që janë pjesë e kësaj bashkie, janë ndërtuar nga e para 12 shkolla dhe kopshte, ndërkohë që 2 të tjera janë në proces.
Programi i BE-së “eu4schools” do të zbatohet nëpermjet PNUD-it. Ky program paarshikon ndërtimin nga e para të 33 objekteve arsimore në 3 qarqet e prekur nga tërmeti, Durrës, Tiranë dhe Lezhë, ndërkohë që 30 objekte të tjerë do të riparohen. Gjatë dëgjesës së sotme janë prezantuar edhe projektet e disa shkollave.