Durrës, vëllai i kambistit tëekzekutuar: Ishte e planifikuar
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Vrasja në zonën e plazhit
DURRES - Dy grabitësit të cilët i morën 2.5 milionë lekë vëllezërve kambistë, duke vrarë njërin prej tyre Fatmir Kotarja ishin trup shkurtër të maskuar me kapuçë të zi dhe të armatosur me kallashnikov. Grupi hetimor zbardh detaje të tjera të vrasjes që ndodhi mesditën e djeshme pranë sektorit Iliria në zonën e plazhit qytetin e Durrësit.
VRASJA
Vrasja u shënua rreth orës 13: 30 të 27 janarit (dje) . Vëllezërit Haxhi dhe Fatmir Kotarja ushtronin aktivitetin e tyre në një pikë këmbimi valutor në lagjen nr 5 të Durrësit, ku punonin së bashku. Për arsye sigurie paratë nuk i linin në vendin e punës por i merrnin në shtëpi. Grabitësit duhet të kenë ndjekur çdo lëvizje pasi u kanë dalë përpara në momentin kur ata po bëheshin gati të hynin bashkë me automjetin në e tyre në oborrin e shtëpisë.
Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur njëri nga vëllezërit ka dalë nga makina dhe ka shkuar për të hapur portën. Ata janë shfaqur me shpejtësi dhe i janë afruar automjetit ku ndodhej Fatmiri bashkë me çantën ku gjendeshin 2. 5 milionë lekë. Fatmiri ka bërë rezistencë për të mos lejuar marrjen e parave. Në këtë çast njëri prej grabitësve ka qëlluar në këmbë duke e lënë të plagosur rëndë, ka dëshmuar në polici i vëllai Haxhi Kotarja.
HETIMET: GRABITJA E PLANIFIKUAR
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se nisur nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet, mendohet se grabtiësit kishin planifikuar grabitjen. Ata kanë ndjekur çdo lëvizje të vëllezërve dhe kanë ndërhyrë në momentin kur njëri prej tyre ka dalë nga makina për të hapur derën. Madje ata kanë qenë tepër të sigurtë në veprimet që bënin dhe flisnin mjaft qetë.
Policia e Durrësit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për identitetin dhe arrestimin e autorëve. Sipas përshkrimit të vëllait, grabitësit ishin trupshkurtër.Policia vë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 18 890 dhe sqaron se do të ruhet identiteti i personit që denoncon.
GRABITJA E DYTË
Kjo është hera e dytë që vëllezërit Kotarja grabiten. Vëllai Haxhi Kotarja ka treguar se ishin bërë pre e grabitjes E para në 2000, pasi i kishin dhunuar i kishin marrë 50 mln lekë të vjetra. Edhe autorët e asaj grabitje nuk ishin zbardhur ndonjëherë, ndërkohë që grabitja e dytë, e ndodhur dje (27 janar) ka qenë fatale për jetën e një prej vëllezërve.
Lajmi u publikua fillimisht ne oren 13: 30 minuta te 27 janarit, dhe u perditesua me 28 janar ora 09:00
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)