E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherifi: Nuk do te bej aleance me Edi Ramen Qamil Xhani

Lidhja per Drejtesi dhe Progres me kryetar ish themeluesin e PS-se, Elmaz Sherifi, do te dale e vetme ne 23 qershor. Deklarata eshte bere dje gjate kongresit te pare te kesaj force politike, kritikoi dy partite e medha per sjelljen politike gjate viteve te fundit, ndersa u shpreh kategorikisht kunder nje koalicioni me Partine Socialiste. Koalicionin me PS-ne ai e perjashtoi per disa arsye, se pari, per mungesen e demokracise ne forumet e saj drejtuese. “Ka dhene doreheqjen edhe Fatos Nano, ky ka qene nje akt shume i mire demokratik, por u sulmua dhe u quajt si nje akt tradhtar nga ata qe kerkonin te merrnin partine. Une nuk kam reshtur se punuari, ne te gjitha institucionet e asaj partie, per t’u larguar nga metodat jo demokratike. Por mua, themeluesin dhe drejtuesin e disa forumeve te partise, nuk me linin ne vitin 2007 te hyja ne sallen e kongreseve”, u shpreh Sherifi. Ai shtoi se nje arsye se perse nuk mund te beje koalicion me PS-ne, eshte dhe mungesa e vizionit te kesaj te fundit. Duke u ndalur ne premtimet e PS-se, ai e vleresoi si demagogji, deklaraten e kreut te selise roze per hapjen e 300 mije vendeve te reja te punes. “Kjo politike qe nuk e kupton si funksion punesimi ne nje shtet demokratik, thote se do te hape 300 mije vende te reja pune. Perse nuk e kuptojne, se nuk eshte me partia shtet qe ben plane pesevjecare? Iku koha kur partia jepte dhurata”, tha Sherifi. Ai e ka cilesuar te pamundur dhe te gabuar edhe premtimin tjeter kryesor te fushates se PS-se, per heqjen e takses progresive. “Mos paguani taksat dhe na jepni voten! Keta mjerane politike, nuk duhet te ekzistojne me. Problemi nuk eshte tek taksa e larte, por tek mungesa e punesimit. Po vure taksen progresive, ne nje treg te paformalizuar plotesisht, kapitalet ikin nga Shqiperia. Do te ndodhe si Franca, qe i iku De Bardje nga taksat dhe i shkoi ne Rusi. Eshte shume e gabuar kjo politike”, tha dje Sherifi. Nje qendrim krejt tjeter nga Partia Socialiste, ai mbajti dhe per ngjarjen e 21 janarit. “Ne vend te festoje 21 janarin e Kongresit te Lushnjes, ai ben homazhe per te vraret”, u shpreh dje Sherifi. Vec kritikave qe ka bere dhe ndaj qeverise, Sherifi ka vleresuar deklaraten e kryeministrit Sali Berisha per Prevezen. “Dikush tha, pse Berisha u shpreh qe Preveza ka qene shqiptare. Po ka nje gje qe une mund ta pershendes, eshte kjo, qe Preveza ka qene dhe eshte shqiptare. Greket e dine qe Preveza ka qene dhe eshte shqiptare”, u shpreh dje Sherifi. Ne Kongresin e djeshem te LDP-se, Sherifi u zgjodh me shumice votash, kryetar i partise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›