E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, Luciani: Shqiptarët treguan vlera evropiane në votime

 Gjatë takimit që zhvilloi me zv/ministren e Jashtme, Edith Harxhi, zyrtarja e lartë e KE-së, shoqërohej edhe nga Shefi i ri i Zyrës së KE-së në Tiranë, z. Marco Leidekker. 

Zv/ministrja Harxhi vlerësoi marrёdhёniet mjaft tё mira ndërmjet Shqipёrisё dhe Këshillit të Evropës, si një organizatё, e cila ka qenё dhe vazhdon tё jetё njё aktore e rëndësishme në thellimin e proceseve reformuese demokratike të vendit. Znj. Luciani siguroi se ky bashkëpunim i frytshëm do të vijojë përmes Shefit të ri të Zyrës së KE-së në Tiranë, z. Leidekker.

Gjithashtu, në takim u bisedua për asistencën që KE ka dhënë dhe vijon të japë në kuadër të reformës zgjedhore në Shqipëri. /Start/

                                                                                             2011-05-11 14:51
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›