Kërkohet kthimi i ushtrisë sebe
Strukturat paralele në veriun e Kosovës përveçse nuk kanë pranuar që të heqin barrikadat kanë kërkuar kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të UNMIK-ut.
Kërkesa është miratuar nga kuvendarët e katër komunave paralele serbe. Ata janë shprehur se janë kundër marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë- Beogradit dhe kanë shtuar se bisedimet duhet të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke refuzuar që marrëveshjet e arritura deri tani të mos implementohen.
Kërkesat janë paraqitur gjatë takimit që përfaqësuesit e strukturave paralele patën me përfaqësues të KFOR-it.
Për incidentin e 27 shtatorit, kur serbët sulmuan ushtarët e KFOR-it, ata kanë kërkuar që të formohet një komision i pavarur nën drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.